Site icon Telegrafi

Mbappe pritet të marrë një vendim ‘tronditës’, që do t’i kushtojë atij 75 milionë euro në vit

Kylian Mbappe është raportuar se me shumë gjasë do t’i refuzojë ofertat nga Real Madridi dhe Liverpooli këtë verë.

Kontrata e reprezentuesit francez është afër skadimit dhe siç qëndrojnë gjërat, ai pritet që të largohet nga Paris Saint-Germaini si lojtar i lirë në fund të sezonit.

Mbappe mund të nënshkruajë një parakontratë me cilindo klub që ai dëshiron dhe ka pasur spekulime që e lidhnin 25-vjeçarin me një kalim tek Real Madridi ose Liverpooli.

Natyrisht, teksa largimi i Mbappes nuk do të përfshinte ndonjë shumë parash, megjithatë do të ishte një marrëveshje jashtzakonisht e shtrenjtë për t’u kompletuar.

The Telegraph ka pretenduar se lojtari pret një pagë prej 75 milionë eurosh në vit (pas taksave), që do të thotë se ai do të fitonte 1.24 milionë euro në javë.

Lexo po ashtu “Ai do ta refuzojë Real Madridin” – ish-legjenda franceze mendon se Mbappe nuk do të largohet nga PSG

Më herët gjatë këtij muaji, presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, ka thënë se ka një ‘marrëveshje gjentëllmene’ me Mbappen dhe se ‘ai dëshiron të qëndrojë’.

“Është një marrëveshje gjentëllmene mes lojtarit, presidentit të klubit, drejtorit sportiv dhe trajnerit. Është më shumë se sa thjeshtë një marrëveshje e nënshkruar”.

“Dëgjoni, unë nuk do të fshehë asgjë. Unë absolutisht dua që Kylian të qëndroj. Absolutisht. Për mua, ai është lojtari më i mirë në botë dhe gjëja më e mirë për Kylian është PSG-ja”, ka thënë Al-Khelaifi./Telegrafi/

Exit mobile version