Telegrafi

Mbappe prezantohet te PSG: Dua të fitoj, Neymar i jashtëzakonshëm

Anësori francez, Kylian Mbappe, është prezantuar në fanellën e PSG-së.

Ai u shoqërua në konferencë për shtyp nga presidenti Al Khelaifi, i cili e lëvdoi transferin e ri duke thënë se ai është për kohë të gjatë te klubi francez.

Mbappe më pas u shpreh i ngazëllyer që kaloi te PSG, teksa tha se në maj nuk e mendoi largimin.

“Kam ardhur në një zhveshtore ku ka shumë trofe e medalje, e më duhet që të fitoj”.

“Neymar është lojtar i jashtëzakonshëm”.

“Në maj vendosa të qëndroj te Monaco. Por, ndodhën disa gjëra për të cilat do flas shpejt”, deklaroi Mbappe.

Kylian Mbappe kaloi te PSG për 180 milionë euro. /Telegrafi