Telegrafi

Mbappe për famën e tepërt: Shkaku i tifozëve, marketi duhet të mbyllet – në mënyrë që unë të blejë djathë

Kylian Mbappe ka thënë se ai nuk mund të blejë një copëz djathë shkaku që tifozët menjëherë mblidhen përreth tij.

21-vjeçari ka zbuluar se në vendin ku jeton, ai është i detyruar që të pres derisa marketi të mbyllet, në mënyrë që të bledhjë në copëz djathi.

“Kur dal jashtë, tifozët çmenden kur më shohin. Madje tash nuk mund të shkoj as në market. Nëse harroj të blejë djathë, nuk mund të shkoj në market që ta blejë atë”, ka thënë Mbappe.

Lexo po ashtu 'Mbappe2020' bëhet trend në Britaninë e Madhe, pas deklaratës së francezit për Liverpoolin

“Ata duhet ta mbyllin marketin, në mënyrë që unë të shkojë të blejë djathin tim të preferuar. Më nuk mund të jem ai që isha, një person i thjeshtë, por aq sa më duan tifozët edhe unë i dua ata”, ka shtuar më tej ai.

Mbappe nuk është i kërkuar vetëm nga tifozët, ai po kërkohet edhe nga shumë klube të mëdha, si Real Madridi, Barcelona e Liverpool. /Telegrafi/