Site icon Telegrafi

Mbappe pas triumfit ndaj Bayernit: I dua këto lloj ndeshjesh, nuk jam këtu për t’u fshehur

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe ka folur pas fitores së madhe në udhëtim te Bayern Munichu në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

PSG fitoi me rezultat 3-2 ndaj Bayernit dhe golat u shënuan nga Maxim Choupo-Moting (37’) dhe Thomas Muller (60’) për vendasit, ndërsa për mysafirët shënuan Kylian Mbappe (3’, 68’) dhe Marquinhos (28’).

Kjo fitore në ndeshjen e parë i ka pëlqyer edhe sulmuesit francez, Mbappe, i cili lavdëroi paraqitjen e ekipit, ndërsa shtoi se i pëlqejnë këto lloj ndeshjesh.

Lexo po ashtu Notat e lojtarëve, Bayern Munich 2-3 PSG: Navas e Mbappe më të mirët

“Më pëlqen të luaj kundër lojtarëve më të mirë në botë dhe Manuel Neuer është një nga portierët më të mirë në histori. Nuk ndjeva asnjë presion. Nuk arrita të shënoj kundër tij në finale sezonin e kaluar, por shpresoj të jem në gjendje ta bëj përsëri”, ka thënë fillimisht Mbappe.

“Ishte një performancë e shkëlqyer e ekipit mbi të gjitha dhe unë përfitova nga kjo. Por është vetëm ndeshje e parë në një short të madh. Vuajtëm, por vuajtëm si ekip. Ne ishim solid dhe arritëm t’i bënim të vuanin falë pikave tona të forta”.

Lexo po ashtu Hansi Flick pas humbjes nga PSG: Diktuam lojën dhe krijuam më shumë, duam gjysmëfinalen

“Ashtu siç thashë në Barcelonë, unë e dua këtë lloj loje. Ata nuk kanë shkuar gjithmonë në rrugën time dhe mbase nuk do të shkojnë në të ardhmen, por unë nuk jam këtu për t’u fshehur. Unë e dua këtë lloj loje dhe të jesh vendimtar”.

“Trajneri donte që unë të prisja opsionet e pasimit të Kimmich së bashku me Ney, dhe kur morëm topin ai donte që unë të shkoja thellë dhe të siguroja një rrugëdalje. Unë isha i gatshëm për të marrë sfidën dhe funksionoi mirë”, përfundoi ylli i PSG-së. /Telegrafi/

Exit mobile version