Kylian Mbappe pritet të sqarojë në këtë verë të ardhmen e tij.
Sulmuesi francez po kërkohet me ngulm nga Real Madridi, mirëpo Paris Saint-Germain ka refuzuar shitjen e tij.
L’Equipe bën të ditur se përkundër interesimit nga Los Blancos, Mbappe nuk do të nxitohet që të largohet nga Parku i Princave.
Fituesi i Kupës së Botës është dëshira e madhe e Florentino Perezit dhe Ziendine Zidanes, mirëpo ata duket se duhet të presin për një kohë.
Vlera aktuale e Mbappes e kalon 200 milionë euro, duke qenë kështu lojtari më i shtrenjtë në botë.
Andaj, Reali nuk e ka problem që t’i ofroj një shumë të majme skuadrës franceze ose të ofrojë edhe disa lojtarë si pjesë e marrëveshjes. /Telegrafi/