Kylian Mbappe u bë një nga futbollistët më të mirë të futbollit botëror pas paraqitjeve të shkëlqyeshme në Kupën Botërore, ku u shpall kampion me kombëtaren e Francës.
Sulmuesi francez është krahasuar shpeshherë me lojtarët e kalibrit të lartë si Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Neymar.
Por në intervistën për mediat e huaja, ylli i Paris Saint-Germain tha se nuk dëshiron “të jetë kopje” e ndonjë lojtari tjetër.
“Ashtu si shumica e lojtarëve, ju duhet të bëni historinë tuaj dhe të mos jeni kopje e një tjetri. Mendoj se është e natyrshme që kam vlerësim të lartë, “tha ai.
“Unë ende gëzoj një fëmijëri dhe duke qëndruar pak i papjekur nuk është edhe aq keq. Ka aq shumë presion në futboll sa që llastimet dhe argëtimet mund të më ndihmojnë”, shtoi 19-vjeçari.
Ai më tutje pohoi se nuk është për harxhimin e shumave të mëdha në transferimin e lojtarëve, por që tregu tashmë po e bën të veten.
“Është me të vërtetë e pakuptim për mua, sepse unë vij nga një familje mjaft modeste”, ka thënë ai duke shtuar se “Por, tregu është i tillë dhe bota e futbollit funksionon kështu. Unë nuk jam ai që do të bëjë revolucion në futboll”.
Ndryshe, Mbappe kaloi në radhët e parisienëve nga Monaco për shumën e 180 milionë eurove. /Telegrafi/