Sulmuesi i Paris Saint Germainit, Kylian Mbappe, ka folur fjalë të mëdha për Neymarin,
Francezi ka thënë se ylli brazilian i ka ndihmuar atij shumë te klubi nga Parisi.
“Neymar? Sapo u transferova te PSG ai më ka marrë nën përkujdesje dhe më ka inkuadruar. Në realitet ishte duke më pritur”.
“Para se të arrija, në fund të afatit kalimtar, ai më dërgoi mesazhe. Në fushë ai gjithmonë më kërkon mua për të më pasuar topin. Të kesh një bashkëlojtarë të tillë më ndihmon”.
“Brenda dhjetë viteve dua të luaj në klubin më të mirë në botë. Ëndrrat? Në kokën time janë trofetë dhe titujt, karriera e një lojtari nuk është e lehtë, nuk ka kohë për t’u humbur”, ka thënë Mbappe për France Football.
Mbappe është kërkuar vazhdimisht edhe nga Real Madridi. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=n4z1zWpOJDs