Në ndeshjen që Paris Saint-Germain e zhvilloi ndaj Lyon, pati një përplasje mes Anthony Lopes dhe Kylian Mbappe.
I riu pësoi një dëmtim dhe iu desh ta lirojë fushën në mesin e pjesës së parë.
Mjeku i klubit, Eric Rolland, ka thënë se lëndimi i lojtarit nuk është serioz.
“Një mesazh për t’ju treguar se jam mirë”, ka shkruar Mbappe në Twitter.
“Kam pasur më shumë frikë se sa që jam lënduar”.
Juste un message pour vous dire que je vais bien, plus que peur que de mal malgré ce choc impressionnant 👀
Sans rancune A.Lopes 😜
Et merci à tous pour vos messages 🤟🏽❤️— Kylian Mbappé (@KMbappe) January 21, 2018
“Nuk ka hatër mbetje për Lopesin, faleminderit të gjithëve për mesazhet”, ka shkuar Mbappe.
Ndeshja u mbyll me fitoren e vendësve 2-1.
Fillimisht shënoi Nabil Fekir, ndërsa rezultati u barazua nga Lauyvin Kurzawa.
Golin e fitores e shënoi Memphis Depay, në sekondat e fundit të ndeshjes. /Telegrafi/