Site icon Telegrafi

Mbappe kalon Francën në epërsi ndaj Perusë, bëhet lojtari më i ri francez që shënon në një Botëror  

Kombëtarja e Francës ka shënuar golin e parë në ndeshjen e grupeve ndaj Perusë.

Është ylli i talentuar, Kylian Mbappe, i cili ka shënuar nga afërsia për 1-0.

Goli i Mbappes erdhi në minutën e 34-të të ndeshjes.

Griezmann duke festuar golin me Mbappe (Getty Images)

Ky gol u shënua pas një topi të kthyer nga portieri, i cili priti goditjen e Olivier Giroud.

https://twitter.com/vazquez_efra/status/1009838008223371267

Me këtë gol Mbappe bëhet lojtari më i ri francez që shënon me një kampionat botëror, pasi tani ka ende 19 vjet.

Rekordi mbahej nga ish-sulmuesi David Trezeguet, i cili si 20-vjeçar kishte shënuar në botërorin “Franca 1998”.

Mbappe momentalisht ka 19 vjet e 183 ditë, ndërsa Trezeguet kur shënoi i kishte saktësisht 20 vjet e 246 ditë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version