Telegrafi

Mbappe i ka thënë PSG-së se dëshiron të largohet

Kylian Mbappe tashme e ka njoftuar klubin e tij, Paris Saint-Germain, mbi planet e tij për t’u larguar në vitin e ardhshëm.

Sulmuesi francez është njëri nga lojtarët më të mirë në botë aktualisht dhe shumë klube të mëdha evropiane e duan atë.

Megjithatë, deri më tani, Mbappe dhe vet klubi kanë refuzuar të privohen nga ndarja dhe shumë oferta janë refuzuar.

Lexo po ashtu PSG takohet me Mbappen për kontratën e re, por francezi ka tjera plane

Por, tani situata këtë sezon ka ndryshuar dhe Mbappe është i hapur për t’u larguar në vitin e ardhshëm nga Parc des Princes.

Sipas mediumit OK Diario, Mbappe tashmë i ka thënë drejtuesve të PSG-së se ai dëshiron të largohet nga klubi.

Ai nuk dëshiron të shkojë në luftë me kampionët e Ligue 1, por dëshiron të largohet me marrëveshje dhe mirëkuptim.

Lexo po ashtu Mbappe i interesuar të kalojë në Anfield – Liverpooli përgatit mega ofertën

Mbappe nuk dëshiron t’i kapë ata pa dijeni dhe të largohet falas, kështu që përkundrazi i ka paralajmëruar ata shumë më herët për qëllimin e tij.

Real Madridi është destinacioni i tij i synuar, ndërsa francezi është lidhur edhe me një transferim te Liverpooli. /Telegrafi/