Telegrafi

Mbappe ka shpjeguar se si shqiptohet mbiemri i tij dhe ka habitur shumëkë

Në rrjetet sociale është shfaqur një video që dëshmon se shumë njerëz e kanë shqiptuar gabim emrin e Kylian Mbappes, superyllit francez të futbollit.

Ai është një nga futbollistët më të famshëm në botë, por pavarësisht kësaj, shumica e tifozëve të futbollit e shqiptojnë gabim mbiemrin e tij.

Në video, e cila është padyshim një klip nga një intervistë më e madhe, Mbappe shpjegon se si shqiptohet mbiemri.

Lexo po ashtu Dalin detajet nga oferta që ka marrë Mbappe, nuk është parë në histori të futbollit

“Shumë njerëz shqiptojnë mbiemrin tuaj Embape, por kjo nuk është e saktë”, tha gazetarja dhe Mbappe më pas e sqaroi.

“Do të lodhesha të korrigjoja të gjithë ata që e shqiptojnë gabim. Shqiptohet Bape, nuk ka apostrof”, ka thënë ylli i PSG-së.

Lojtari është aktualisht më i përfoluri në tregun e transferimeve, pasi ende nuk dihet nëse do të përfundojë te Real Madridi apo do të vazhdojë qëndrimin në Paris. /Telegrafi/