Site icon Telegrafi

Mbappe ka përcaktuar të ardhmen e tij: Dua të luaj në klubin ku mund të fitoj trofe

Kylian Mbappe ka insistuar se është i lumtur te Paris Saint-Germain, ku ai beson se ka kushte për të fituar trofetë më të mëdhenj.

Sulmuesi ka vetëm një vit nga kontrata e tij në Parc des Princes dhe ka qenë i lidhur me një lëvizje në Real Madrid.

“Të gjithë e dinë se çfarë më lidh me këtë klub”, ka thënë Mbappe për Canal + në lidhje me marrëdhënien e tij me PSG. “Unë gjithmonë kam qenë mirënjohës ndaj presidentit dhe të gjithë trajnerëve të mi”.

Lexo po ashtu E ardhmja e Mbappes përcaktohet para Euro 2020 - detajet e kontratës që i ka ofruar PSG për francezin

“Ajo që dua të bëj është të fitoj. Ndihem sikur jam diku ku mund ta bëj atë. Në kuptimin që ka një projekt të fortë rreth meje”.

“Unë jetoj për futbollin, prandaj projekti sportiv është thelbësor. Më pëlqen të mendoj se klubi në të cilin ndodhem mund të bëjë gjëra [në Ligën e Kampionëve]”.

Lexo po ashtu Perez flet për të gjitha: Kontrata që klubet kanë me Superligën, PSG dhe Bayerni, sanksionet nga UEFA dhe në fund për CR7, Mbappen dhe vizitën e babit të Haaland

“Jam në bisedime me klubin, ne do të shohim se çfarë do të ndodhë [me kontratën time]. Në çdo rast, unë jam i kënaqur me katër vitet e jashtëzakonshme që kam kaluar këtu”.

“Unë jam shumë i qartë me klubin. Ata e dinë marrëdhënien që kam me klubin, qytetin dhe vendin. Çfarë do të jetë, do të jetë, në një mënyrë ose në një tjetër”, ka shtuar më tej francezi. /Telegrafi/

Exit mobile version