Site icon Telegrafi

Mbappe ka hequr dorë nga 80 milionë euro vetëm për t’u larguar nga PSG?

Një nga lojtarët më të mirë në botë, Kylian Mbappe, ka qenë në qendër të një telenovele të madhe gjatë gjithë verës.

Kontrata e francezit me PSG-në skadon në verën e vitit 2024 dhe në fund të sezonit të kaluar, Mbappe hodhi poshtë opsionin e zgjatjes së saj edhe për një vit.

Edhe pse kontrata kërkon pëlqimin e të dyja palëve për zgjatje, lëvizja e tij zemëroi drejtuesit e PSG.

Mbappe i informoi ata se planifikon të luajë edhe një sezon për PSG-në dhe më pas të largohet si lojtar i lirë verën e ardhshme. Klubi donte ta shiste për të marrë një dëmshpërblim dhe pranoi ofertën e Al Hilalit prej 300 milionë eurosh, por Mbappe nuk deshi as të negocionte me sauditët.

Më pas ai u suspendua nga skuadra e parë e PSG-së me të cilën nuk shkoi në turin aziatik dhe klubi i tha se do ta kalonte të gjithë sezonin në stol.

Lexo po ashtu Griezmann lumtur që Mbappe qëndroi te PSG

Siç shkruan portali anglez 90min, Mbappe ka pranuar të kthehet në skuadër, por do ta paguajë shtrenjtë.

Ai do të duhet të heqë dorë nga bonuset nga kontratat e tij, dhe kjo i referohet në radhë të parë të ashtuquajturit bonus besnikërie në shumën prej 80 milionë euro në total.

Lexo po ashtu Al Khelaifi qetësohet me Mbappen: Futbollist dhe njeri i jashtëzakonshëm

Kështu, sezoni i sulmuesit francez nuk do t’i humbet, por ai nuk do të nënshkruajë vazhdimin e kontratës që klubi këmbëngul. Që nga kthimi në ekipin e parë, Mbappe ka shënuar deri në pesë gola kundër Toulouse, Lens dhe Lyon në tre xhirot e para të Ligue 1. /Telegrafi/

Exit mobile version