Sulmuesi i Paris Saint Germain, Kylian Mbappe, ka folu edhe një herë për faktin se sa mirë po kalon te klubi nga Parisi.
Francezi ka falënderuar të gjithë për ambientimin e tij, posaçërisht Neymarin.
“Kur luan me lojtarë të nivelit të tillë, gjithçka është me e lehtë, për më tepër, më kanë pritur mirë dhe po ndihem si në shtëpi”.
“Kjo është mënyra më e mirë për të filluar punën të një skuadër e re. Mendoj se më kanë pritur mirë pasi jam lojtar i ri, më ofruan kushte të mira kështu që unë të jap më të mirën në fushë”.
“Neymar? Ai e ka lehtësuar përfshirjen time, më ka marrë nën mbrojtje dhe sillet sikur të ishte vëllai im i madh”.
“Të lush me atë, duke më ndihmuar çdo ditë është diçka fantastike. Jam i lumtur që është me ne, po ndihem mirë këtë dhe do bëjmë gjëra të mëdha”, ka thënë Mbappe për uebin e klubit.
Në 14 ndeshje në të gjitha garat për PSG-në, ish-sulmuesi i Monacos ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar gjashtë asistime. /Telegrafi/