Paris Saint Germaini e ka regjistruar fitoren e dytë sezonale nga po aq ndeshje, ndërsa Guingampi ishte viktima e radhës. Në ndeshjen e zhvilluar në Stade de Roudourou, kampioni i Francës fitoi me rezultat 3-1.
Të parët kaluan në epërsi vendasit me golin e Nolan Roux (20′) dhe ky ishte goli i vetëm në pjesën e parë.
Në gjysmën e dytë, mysafirët përmbysën gjithçka. Fillimisht, Neymar e barazoi rezultatin nga pika e bardhë (53′).
¡¡GANÓ EL PSG!! Con goles de Neymar y Kylian Mbappé x2, los de Tuchel vencieron 1-3 al Guingamp (Roux) por la Jornada 2 de la #Ligue1. 6/6 para el cuadro parisino. 0/6 para los de Kombouaré. pic.twitter.com/v0WjOhUqiB
— 🏆 CS ES FÚTB⚽️L & MÁS ✨️ (@CabinaSports_) August 18, 2018
Ndërsa teksa po afrohej fundi i ndeshjes, doli në skenë Kylian Mbappe, i cili ishte inkuadruar në lojë në pjesën e dytë.
Francezi i shënoi dy gola (82′ dhe 90′) për t’ia siguruar triumfin e radhës skuadrës së tij. Angel di Maria dhe Neymar ishin asistues në golat e tij.
Kjo është fitorja e dytë me radhë e Paris Saint Germainit në Ligue 1 nga po aq ndeshje të zhvilluara në sezonin 2018/2019 në kampionatin francez.
Ndeshjen e radhës, PSG do ta zhvillojë në Parc de Princes kundër Angers. /Telegrafi/