Paris Saint-Germain u tregua i pamëshirshëm ndaj Lilles në kuadër të javës së tretë në Ligue 1, pasi e mposhti 7-1.
Pas vetëm një minute loje, Kylian Mbappe e shënoi golin e parë të takimit me një asistim magjik të Lionel Messit.
Kaluan 27 minuta lojë, dhe PSG shënoi edhe të dytin, tani përmes Messit, me Nuno Mendes që ishte asistuesi.
⚽️ 28' Le break est signé Leo Messi au bout d'un une-deux avec @nunomendes_25 et d'une superbe action collective !#LOSCPSG 0-2 pic.twitter.com/FV5TEqIjWm
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) August 21, 2022
Goli i tretë për kampionët në fuqi të ligës së Francës e realizoi Achraf Hakimi (39’), me një asistim të Neymar.
Braziliani më pas ndryshoi ndryshoi rolin, pasi u fut në listën e realizatorëve në minutën e 43-të, për ta mbyllur pjesën e parë me rezultat 4-0.
PSG u kthye në pjesën e dytë aty ku e la, me Neymarin (52’) që shënoi të dytin personal dhe të pestin për klubin e tij.
⚽️ 53' Le doublé pour @neymarjr !#LOSCPSG 0-5 pic.twitter.com/KwIEVlkCDx
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) August 21, 2022
Lille ia doli të shëonte golin e nderit në minutën e 54-të, me anë të Bambas.
Por, parisienët vazhduan me ashpërsinë e tyre, dhe shënuan të gjashtin përmes Mbappes (66’), që ishte po ashtu i dyti edhe për të, ndërsa Neymar e realizoi asistimin e tij të dytë.
⚽️ 66' La connexion @neymarjr – @KMbappe pour le sixième but !#LOSCPSG 1-6 pic.twitter.com/yCd615zqHS
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) August 21, 2022
Sulmuesi francez u përkujdes që të realizonte het-trikun e tij dhe këtë e arriti në minutën e 87-të, ndërsa het-trik asistimesh ishin për brazilianin.
Pas javës së tretë, PSG është lider me nëntë pikë, ndërsa në xhiron e katërt takohen me Monacon. /Telegrafi/