Kampionati Botëror Rusia 2018 është ndër më të mirët në vitet e fundit.
Shumë befasi kanë ndodhur, ndërsa ka pasur edhe spektakël pa dyshim në fushë dhe tribuna.
Por gjërat më të bukura janë ato që bëjnë lojtarët në fushë dhe jashtë saj.
Njëri nga gjestet më të mira deri më tani pa pikë dyshimi është ai i sulmuesit francez Kylian Mbappe.
19-vjeçari ka vendosur që të gjitha të ardhura nga Kampionati Botëror Rusia 2018 t’i japë për bamirësi.
Francezi fiton nga Federata e Futbollit 20 mijë euro për çdo ndeshje të zhvilluara dhe ato mjete ka vendosur t’i dhurojë për shoqatën Premiers de Cordes e cila është për fëmijët me aftësi të kufizuara.
Mbappe deri më tani ka zhvilluar tri ndeshje, ndërsa Kombëtarja e Francës vazhdon të jetë ende në Kupën e Botës.
Gjesti i sulmuesit të talentuar është përshëndetur shumë nga tifozët e futbollit në rrjetet sociale. /Telegrafi/