Telegrafi

Mbappe ende ka shanse të rinovojë me Paris Saint-Germain

Sulmuesi Kylian Mbappe thuhet se mund të bëjë një prapakthehu dhe të nënshkruaj rinovimin e kontratës me klubin francez, Paris Saint-Germain.

Mbappe është në vitin e fundit të kontratës dhe tashmë nga 1 janari mund të nënshkruaj para-kontratë me çfarëdo kontrate.

Ylli francez është raportuar gjerësisht se mund t’i bashkohet Real Madridit në një transferim të lirë këtë verë, pasi deri tani ka refuzuar rinovimin e kontratës me PSG-në.

Lexo po ashtu Real Madridi thuhet se ka bërë tashmë ofertë për transferimin e Mbappes në janar

Por, thuhet se Mbappe ka ende një shans që ai të zgjasë qëndrimin e tij në Parc des Princes përtej sezonit 2021/2022.

Sipas mediumit francez Le Parisien, Mbappe ende mund të bëjë një befasi dhe të rinovojë kontratën e tij me Paris Saint-Germain para fundit të sezonit.

Drejtuesit e klubit janë të etur ta blindojnë francezin dhe tashmë i kanë bërë disa oferta të larta për rinovimin e kontratës. /Telegrafi/