Kombëtarja e Francës e drejtuar nga Kylian Mbappe, po qëndron në Split, ku për akomodimin kanë zgjedhur hotelin AC by Marriott, që ndodhet në ndërtesën më të lartë në Kroaci, WestGate Tower.
Ky hotel luksoz ka 214 dhoma dhe suita, dhe secila dhomë ofron pamje nga deti Adriatik. Për të marrë me qira një dhomë standarde me një krevat gjatë kësaj periudhe, duhet të paguani rreth 80 euro.
Siç zbulohet nga mediumi kroat 24sata.hr, kombëtarja franceze shpenzoi të paktën 50 mijë euro për të marrë me qira të gjithë hotelin për tre ditë (nga e mërkura deri të premten).
Francezët vendosën të siguronin privatësi dhe siguri maksimale gjatë qëndrimit të tyre dhe morën me qira të gjithë hotelin për tre ditë.
Kjo do të thotë se nuk do të ketë të ftuar të tjerë dhe stafit të hotelit i janë dhënë rregulla të veçanta sjelljeje për të garantuar veprim me maturi, pwr tw ruajtur sekretet dhe komoditetin e delegacionit francez.
Kjo lëvizje tregon se sa seriozisht i merr kombëtarja franceze përgatitjeve për ndeshjet, duke u siguruar lojtarëve të saj kushtet më të mira të mundshme për pushim dhe përqendrim.
Kujtojmë se Kroacia dhe Franca do të takohen nesër në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Ligës së Kombeve, ndërsa ndeshja e kthimit është planifikuar të dielën. /Telegrafi/