PSG shënoi fitore ndaj Reims në kuadër të Kupës së Ligës me rezultat 3-0, duke kaluar në finale.
E pikërisht në finale do të takohen me gjigantin tjetër francez Lyonin.
Por se sa me lehtësi fituan edhe si mysafirë, tregojnë edhe gjestet e yjeve të PSG-së, Neymar e Mbappe.
Ylli brazilian në një moment të ndeshjes mori një pasim, ku topi kërceu, por ai nuk e pranoi, duke e pasuar me të pasmet te bashkëlojtari i tij.
La voy a practicar… Crack #Neymar
(Instagram: @fercarlos75) pic.twitter.com/bINQWqvb5x— Fernando Carlos (@fercarlos75) January 22, 2020
Kjo video është bërë virale, por tregon edhe nivelin e lart që ka PSG ndaj kundërshtarëve në Francë.
Edhe francezi Mbappe u bë pjesë e “cirkut”, ku në një moment, në një sulm të PSG-së, ai u rrëzua dhe topi mbeti afër tij, e sulmuesi e shtyu me dorë drejt portës.
Mbappe recreating the hand of god ffs, this man is conquering history https://t.co/7ayvn4WqAz
— Galu 🇦🇷 (@PSGalu) January 22, 2020
Ai u ndëshkua me karton të verdhë për gjestin josportiv, por e mori me të qeshura.
PSG pas kësaj ndeshje kaloi në finale e cila do të zhvillohet me 4 prill. /Telegrafi/