Telegrafi

Mbappe dëshmon pse vlen 200 milionë euro – pasimi i tij një tjetër nivel

Kylian Mbappe ka vazhduar me formë të jashtëzakonshme dhe në fitoren 4-0 të Paris Saint-Germain ndaj Dijon të shtunën.

Marca shkruan se lojtari e ka dëshmuar pse klubi i tij po kërkon 200 milionë euro për të, duke e postuar edhe aksioni e golit të parë që nis nga ai.

Përveç dy golave ​​të tij, ai tregoi momente magjie dhe klasi që e bëjnë atë si trashëgimtar të Leo Messit dhe Cristiano Ronaldos.

Francezi deri tani ka shënuar 18 gola në Ligue 1 dhe pesë në Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Real Madrid dhe Liverpool duket se janë kandidatët kryesorë për nënshkrimin e tij, nëse e ardhmja në PSG do të jetë në dyshim. /Telegrafi/