Site icon Telegrafi

Mbappe dënohet me tri ndeshje moslojë për shtyrje të kundërshtarit

Kylian Mbappes i është dhënë një dënim prej tri ndeshjesh nga komiteti disiplinor i ligës franceze për shtyrjen e një kundërshtari në ndeshjen ndaj Nimes.

Zhvilloheshin minutat e fundit të ndeshjes mes Nimes dhe PSG, kur Teji Savanier rrëzoi Mbappen në tokë.

Ky i fundit u ngrit dhe iu kundërpërgjigj, ku pastaj u krijua një tollovi.

Të dy lojtarët u ndëshkuan me kartonë të kuq, ndërsa francezi këmbëshpejtë do tu mungojë PSG-së për katër ndeshje.

Sipas L’Equipe, Teji Savanier, që e nxiti zënkën mes lojtarëve pritet të dënohet me pesë ndeshje pezullim.

PSG këtë ndeshje e ka fituar me rezultat 4-2 dhe prinë në Ligue 1 me 12 pikë, pas katër ndeshjesh.

Mbappe do të humbasë ndeshjet ndaj Saint-Etienne, Rennes dhe Reims.

Gjat kësaj periudhe ai do të jetë në gjendje të luajë kundër Liverpoolit më 18 shtator./Telegrafi/

Exit mobile version