Site icon Telegrafi

Mbappe bëhet lojtari më i ri që luan për Francën në shekullin XXI (Foto)

Kombëtarja e Francës fitoi ndaj Luksemburgut me rezultat 1-3.

Në këtë takim për francezët dy gola i shënoi Olivier Giroud (28’, 77’) dhe Antoine Griezmann (37’).

Ky takim u fut në histori për faktin se Kylian Mbappe debutoi me ekipin e parë. E gjitha kjo pasi u inkuadrua në lojë në minutën e 78-të në vend të Dimitri Payet.

Me këtë rast ylli i Monacos u bë lojtari më i ri që luan për Francën në shekullin XXI.

Mbappe me 18 vjet e 95 ditë, la pas Karim Benzeman me 19 vjet e 99 ditë. /Telegrafi/

Exit mobile version