Edhe pse ju duket si një bimë e butë, nuk është ashtu
Nëse jeni adhurues i luleve, posaçërisht i kaktuseve, me siguri në shtëpinë tuaj së paku keni disa lloje, një posaçërisht zbukuron dhomën tuaj të gjumit.
Feng Shui ka një shpjegim të saktë se pse.
Dhoma e gjumit është një vend për të pushuar, për të fjetur, për të lexuar libra, transmeton Telegrafi.
Për ju atëherë shtrohet pyetja: a e dini që nuk është mirë kaktusin ta mbani në dhomën e gjumit?
Feng shui i kushton rëndësi të veçantë dhe konsideron që në të nuk bën grumbullohet energjia negative.
Humori ynë gjatë ditës do të jetë i njëjtë me energjinë e dhomës së gjumit. Dhe mund të ndikojë edhe në produktivitet, por edhe përgjithësisht në shëndet.
Gjëra të caktuara në dhomën e gjumit pengojnë rrjedhën e energjisë pozitive e një ndër to është edhe kaktusi.
Kaktusin përgjithësisht nuk do të duhej ta mbanit në shtëpi, posaçërisht jo në dhomën e gjumit. Pengon harmoninë dhe paqen.
Epo, atëherë, cilën bimë duhet ta mbani në dhomën e gjumit?
Për përparim dhe sukses, mbani bambu. /Telegrafi/