Site icon Telegrafi

Mbani ditar të ushqimit për të kontrolluar peshën

Rreth 20 milionë fëmijë më të rinj se pesë vjet kanë probleme me peshën. Një prej institucioneve më të mëdha shëndetësore në SHBA, “Kaiser”, ka nisur një projekt për të kontrolluar peshën me ndihmën e një “ditari për ushqim”, i cili ka treguar rezultate të shkëlqyeshme.

Hulumtimi ka përfshirë 1600 njerëz, me peshë të rritur trupore, të cilët në periudhë prej 30 muajsh kanë shkruar çfarë kanë ngrënë.

Sipas studiuesve, ata të cilët kanë mbajtur “ditar”, kanë humbur dyfish më shumë kilogramë se sa ata të cilët nuk kanë shkruar mënyrën se si janë ushqyer. Sipas tyre, nëse shkruhet gjithçka që futet në organizëm, njerëzit do të kenë parasysh çka dhe sa hanë.

Të gjithë pjesëmarrësit në projekt kanë konsumuar tre herë në ditë pemë dhe çdo të diel janë marrë me aktivitete fizike.

Exit mobile version