Një gol i jashtëzakonshëm është shënuar në kampionatin shqiptar të futbollit.
Ka qenë reprezentuesi i Kosovës, Faton Toski që ka realizuar një gol të bukur nga një largësi e madhe afër 40 metra.
Toski që paraqitet për skuadrën shqiptare Laçi, i ka shënuar gol nga gjuajtja e lirë Vllaznisë së Shkodrës në një takim që po zhvillohet në këto momente 1-1.
Kujtojmë që Toski më parë ka luajtur në Bundesligën gjermane tek skuadra Bochum dhe Eintracht Frankfurt.
Tifozë të shumtë nëpër rrjete sociale e kanë cilësuar golin e Toskit si më të mirin të kësaj jave në Evropë. /Telegrafi/