Site icon Telegrafi

Mbahet turniri në shah mes nxënësve të tri shkollave të Vushtrrisë, kishte karakter garues

Pamje nga mbajtja e aktivitetit

Gjatë ditës së sotme është mbajtur turnir në shah mes tri shkollave të Vushtrrisë.

Ky turnir kishte karakter garues, ku vendi i parë do të shpërblehet me 100 euro, vendi i dytë me 75 dhe vendi i tretë me 50 euro, shkruan Telegrafi.

Turniri është zhvilluar në Qendrën Rinore në Vushtrri dhe është organizuar nga Drejtoria për Arsim në bashkëpunim me Institutin për Studime Humane dhe Avancim të Lartë “Hasan Tahsin”.

“Pjesëmarrës janë nxënësit nga SHMU-1, SHMU-2 dhe SHFMU “Andon Zako Çajupi”, ndërsa e veçanta e këtij turniri është pjesëmarrja edhe e nxënësve me aftësi të kufizuara, duke arritur gjithëpërfshirjen e nxënësve gara sportive”, thuhet në njoftim.

Pamje nga mbajtja e aktivitetitM

Hapjen e turnirit e bëri drejtori për Arsim, Albanez Tahiraj, i cili inkurajoi nxënësit për pjesëmarrje në aktivitete sportive. /Telegrafi/

Exit mobile version