Site icon Telegrafi

Mbahet turneu përkujtimor i karatesë “Xhevat Makolli” në Prishtinë

Foto: Klubi i Karatesë "Prishtina" Prishtinë/Facebook

Në Pallatin e Sporteve në Prishtinë sot ( qershor) është mbajtur turneu përkujtimor i karatesë “Xhevat Makolli”.

Ky turne është mbajtur nën patronatin e Federatës së Karatesë në Kosovë, ndërsa kanë marrë pjesë disa klube kosovare.

13 karatistë kanë arritur të triumfojnë në kategori të ndryshme, ndërsa klubi i karatesë ‘Prishtina’ është e 19-ta herë që merr pjesë në turneun “Xhevat Makolli”.

“Sot me 09.06. 2019 në Pallatin e Sporteve në Prishtinë u mbajt turneu përkujtimor ” XHEVAT MAKOLLI. Në një ambijent të bukur të përgaditur nga Federata e Karatesë e Kosovë, garuesit e KK PRISHTINA për të 19 herë me radhë nderuan figurën madhore të sportistit dhe veprimtarit Xhevat Makolli”, thuhet në njoftimin e klubit të karatesë nga Prishtina.

Në vijim rezultatet individuale:

Argjend Berjani 1 kata senior

Endrit Shashivari 1 kumite senior +84kg

Riga Dresha 1 kata gr 9 vjeç

Lea Krasniqi 2 kata gr 8 vjeç

Antoneta Budakova 2 kumite -53 juniore

Antoneta Budakova 3 kata juniore

Enkela Arifi 3 kata kadete

Elsa Mehanja 3 kumite kadete -54 kg

Lorena Haxhiu 3 kata gr 8 vjeç

Lea Surdulli 3 kata gr 8 vjeç

Rina Haxhiu 3 kata gr 7 vjeç

Shpata Llalloshi 3 kata gr 7 vjeç

Ledijon Pllana 3 kata gr 7 vjeç. /Telegrafi/

Exit mobile version