Site icon Telegrafi

Mbahet takimi për themelimin e një mekanizmi që lehtëson konsultimet mes Komunës së Vushtrrisë dhe sektorit privat

Pamje nga takimi

Gjatë ditës së sotme në Komunën e Vushtrrisë është mbajtur takimi i parë për themelimin e Këshillit Publik-Privat, i cili është një mekanizëm që lehtëson konsultimet mes Komunës dhe sektorit privat.

Sipas njoftimit të lëshuar nga Komuna, ky është një mekanizëm jo-formal dhe këshillëdhënës për të ndarë përvojat dhe për të lehtësuar konsultimet mes dy palëve, shkruan Telegrafi.

Këtë takim e hapi kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, derisa të pranishmit i përshëndeti edhe drejtoresha e Aktivitetit të USAID-it-Qeverisja e Pronës, Jennifer Ober.

“Themelimi i Këshillit Publik-Privat ka si synim të jetë një mekanizëm që lehtëson konsultimet mes Komunës dhe sektorit privat, me qëllim për të përmirësuar kornizën ligjore në fushën e së drejtës së pronës për të nxitur investimet në Vushtrri”, thuhet në njoftimin e Komunës së  Vushtrrisӕ.

Themelimi i Këshillit Publik-Privat mbështetet nga Aktiviteti i USAID-it-Qeverisja e Pronës, si pjesë e memorandumit të bashkëpunimit mes Komunës së Vushtrrisë dhe USAID-it. /Telegrafi/

Exit mobile version