Site icon Telegrafi

Mbahet punëtoria për hartimin e buxhetit për vitet 2025-2027 në Kamenicë

Është mbajtur punëtoria për hartimin e buxhetit për vitet 2025-2027, në Komunën e Kamenicës.

Përgjatë kësaj punëtorie është biseduar rreth buxhetit i cili është shpenzuar deri më tani, si dhe për objektet që ka secili digaster komunal për të ardhmen.

Në këtë punëtori është diskutuar edhe pjesa buxhetore e legjislativit komunal, duke përcaktuar gjithashtu objektivat që Kuvendi Komunal ka për vitet në vijim.

Ndryshe, gjatë kësaj punëtorie i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës, Kadri Rahimaj, nënkryetari, kryesuesi, drejtorë, asambleistë e staf komunal. /Telegrafi/

Exit mobile version