Site icon Telegrafi

Mbahet Panairi i Teknologjisë në shkollat e Mitrovicës, nxënësit shkëmbejnë idetë

Të premten është mbajtur Panairi i Teknologjisë në kuadër të shkollave të mesme të ulëta të qytetit të Mitrovicës.

E pranishme në panair ishte drejtoresha e drejtorisë së Arsimit në Mitrovicë, Drita Kadriu, shkruan Telegrafi.

“Secila shkollë pjesëmarrëse kishte përgatitur prezantimet dhe punimet e tyre me shumë kujdes dhe profesionalizëm, duke tërhequr vëmendjen e të pranishmëve me inovacionet dhe idetë e reja. Panairi ofroi një platformë të shkëlqyer për nxënësit që të shfaqin talentin e tyre dhe të mësojnë nga njëri-tjetri, duke nxitur një frymë bashkëpunimi dhe shkëmbimi të ideve”, ka njoftuar Komuna e Mitrovicës.

Kadriu i ka falënderuar mësimdhënësit për kontributin dhe mbështetjen e tyre të vazhdueshme ndaj nxënësve në realizimin e këtij panairi.

Në shenjë falënderimi, Kadriu ka shpërndarë mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit dhe nxënësit që kontribuuan në këtë panair. /Telegrafi/

Exit mobile version