Site icon Telegrafi

Mbahet “mbrëmja poetike” me poetet gjilanase

Është mbajtur mbrëmja poetike e organizuara nga organizata joqeveritare “Gruaja Hyjnore” në bashkëpunim me biblotekën e qytetit të Gjilanit.

Qëllimi i këtij eventi ishte që gratë shkrimtare nga Gjilani të prezantojnë disa nga shkrimet e tyre letrare.

Poetja gjilanase, Nazmije Hasani u prezantua me poezinë e saj “Kongje Bojaxhiu”, derisa Minivere Muja Maka paraqiti poezinë e saj të titulluar “Këmishë e Bardhë”, nga libri i saj i dytë.

Ndërsa, Selvete Avdullahu u paraqit me poezinë të kushtuar grave të vrara.

Të pranishme në këtë event, pati edhe poete të tjera, të cilat shkëputën pjesë nga veprat e tyre që në një mënyrë a tjetër kishin paraqitur histori të ndryshme.

Vlen të theksohet se, OJQ “Gruaja Hyjnore” ka dhënë donacion prej 30 librave për fëmijë tek bibloteka “Fan Noli”, në Gjilan. /Telegrafi/

Exit mobile version