Telegrafi

Mbahet mbledhja e shtatë e Asamblesë Komunale të Gjakovës

Nën udhëheqjen e kryesueses së Kuvendit Komunal të Gjakovës, Arbënesha Kuçi, është mbajtur mbledhja e 7-të e Kuvendit Komunal të Gjakovës.

Fillimisht në këtë mbledhje ishte e paraparë të diskutoheshin 13 pika të rendit të ditës, por edhe një pikë tjetër u shtua në fillim të mbledhjes, pikë kjo që kishte të bënte me qendrën rinore, shqetësim ky që u shfaq nga një grup i të rinjëve që ishin prezent në këtë mbledhje.

Më pas unanimisht u miratuan pikat e rendit të ditës si dhe proces verbali nga mbledhja e kaluar.

Kryetari Ardian Gjini, përmes foltores së Kuvendit Komunal iu drejtua të rinjëve që ishin prezent në këtë mbledhje duke potencuar që çështja e Qendrës Rinore është një prioritet për qeverisjen komunale.

Ndërsa në këtë mbledhje asamblistëve iu drejtua edhe Drejtori i Financave, Durim Halilaj i cili tha që në kornizën afatmesme janë buxhetuar 220 mijë euro që parashihen për Qendrën Rinore.

Më pas nga drejtori Halilaj, u dha edhe një raport më i detajuar, rreth raportit të auditimit për pasqyrat vjetore financiare të Komunës së Gjakovës për vitin 2023.

Pas diskutimeve rreth këtij raporti, rendi i ditës së kësaj mbledhjeje vazhdoi me shqyrtimin e më pas votimin e planit të veprimit kundër braktisjes dhe mos regjistrimit në shkolla, si dhe u dha një raport mbi përfundimin e vitit shkollor 2023/2024, nga drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit në Gjakovë, Eranda Kumnova Baçi.

Në pikën e fundit e cila është e rezervuar për diskutimin e çështjeve të ndryshme, fjalën nuk e mori asnjë nga asamblistët që ishin prezent në sallë.

Ndërsa në fund të kësaj mbledhjeje kryesuesja Kuçi bëri të ditur se kuvendi komunal shkon në pushime deri në muajin shtator të këtij viti./Telegrafi/