Është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Drenasit, ku janë diskutuar dhe miratuar me shumicë votash 11 pika të rendit të ditës.
Mbledhja është kryesuar nga kryesuesi i Kuvendit Komunal, Bekim Lestrani, dhe në të morën pjesë kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, nënkryetari Arben Shala, drejtorët e drejtorive komunale anëtarët e Kuvendit, përfaqësues të OSBE-së dhe qytetarë të ndryshëm.
Pikat e rendit të ditës në këtë mbledhjen ishin si më poshtë:
1. Procesverbali i mbledhjes së jashtëzakonshme i Kuvendit Komunal Drenas të dt. 19.09.2024
2. Procesverbali i mbledhjes së rregullt i Kuvendit Komunal Drenas të dt. 30.09.2024.
3. Propozim vendim për caktimin e anëtarëve të komisionit përzgjedhës për Drejtor në Institucionet Publike Edukativo-Arsimore të Komunës së Drenasit
4. Draft Propozim Strategjia e Zhvillimit Ekonomik Lokal 2025-2029.
5. Raporti Financiar Janar- Shtator 2024.
6. Raport për implementimin e rekomandimeve që dalin nga Raporti i Auditimit të pasqyrave vjetore financaire të Komunës së Drenasit për vitin Fiskal 2023.
7. Propozim vendim për Plotësim-ndryshimin e vendimit nr. 02-400/01-45467 të dt. 13.09.2024 për rritjen dhe bartjen e të hyrave vetanake.
8. Propozim Vendim për plotësim/ndryshimin e Komitetit për Komunitete nr.12-030/01-65508 i dt.23.12.2021 i plotësuar me vendimin nr.02-030/01-14938 të dt.28.03.2023
9. Propozim vendim për plotësim/ndryshimin e Komitetit për Politikë dhe Financa nr. 12/030-65509 i dt. 23.12.2021.
Kjo pikë u tërhoq nga rendi i ditës për të qenë pjesë e rendit të ditës mbledhjen e ardhshme të Kuvendit Komunal.
10. Vendim për plotësim/ndryshimin e komisionit për shqyrtimin e kërkesave dhe ankesave të palëve për emërtim të rrugëve, rrugicave dhe vendeve të tjera publike në Komunën e Drenasit nr.02-020/04-14930 i dt.28.03.2023
11. Të ndryshme. Të gjitha pikat e rendit të ditës u diskutuan dhe miratuan me shumicë votash, përveç pikës së nëntë (9), e cila, edhe pse ishte propozuar nga subjekti politik LVV, i njëjti subjekt propozoi të tërhiqet nga rendi i ditës./Telegrafi/