Site icon Telegrafi

Mbahet mbledhja e parë për vitin 2025 e Kuvendit Komunal të Obiliqit, miratohen disa pika

Kuvendi Komunal i Obiliqit ka mbajtur sot mbledhjen e parë për vitin 2025, ku mori pjesë edhe nënkryetari i Komunës së Obiliqit, Ibush Mjekiqi.

Mbledhjen e hapi Kryesuesja e Kuvendit Komunal,  Vlora Mjekiqi Kabashi, e cila prezantoi rendin e ditës.

Pas miratimit të pikave të propozuara, u vijua me trajtimin e tyre.

Rendi i ditës:

1. Arsyetimi për mungesë.
2. Miratimi i ekstraktit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
3.Raporti i Punës së Kuvendit Komunal për periudhën Janar – Dhjetor 2024.
4. Raporti financiar i shpenzimeve Janar-Dhjetor 2024.
5. Shqyrtimi i kërkesave.
6. Të ndryshme. /Telegrafi/

 

Exit mobile version