Site icon Telegrafi

Mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa në Mitrovicë

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza

Të martën është mbajtur mbledhja e 30-të e Komitetit për Politikë dhe Financa.

Pikat e rendit të ditës për këtë mbledhje të propozuara nga kryesuesja e Kuvendit Komunal, Vesa Broja, u aprovuan nga të gjithë anëtarët e KPF-së që ishin prezent, shkruan Telegrafi.

“Më pas u shqyrtuan pikat e rendit të ditës; Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar; Propozim- vendim për lejim të mjeteve financiare nga subvencionet për familjet e prekura nga vërshimet dhe shembja e dheut në Komunën e Mitrovicës; Propozim- vendim për miratim të Nismës për Bashkëpunim Ndërkomunal; Korniza Afatmesme Buxhetore për vitet 2025- 2027 dhe Strategjia për Kulturë për vitet 2024-2027”, ka njoftuar Komuna e Mitrovicës.

Këto pika të rendit të ditës pasi u shqyrtuan nga anëtarët e KPF-së, do të procedohen për miratim në mbledhjen e radhës të Kuvendit Komunal. /Telegrafi/

Exit mobile version