Site icon Telegrafi

Mbahet konsultimi publik për Draft-Kodin e Etikës në Vushtrri, synohet përcaktimi i rregullave të etikës profesionale që duhet të respektohen nga zyrtarët publik

Pamje nga mbajtja e konsultimit publik për Draft-Kodin e Etikës

Sot në Kuvendin e Komunës së Vushtrrisë është mbajtur konsultimi publik për Draft-Kodin e Etikës.

Sipas njoftimit, Draft-Kodi i Etikës synon përcaktimin e rregullave të sjelljes dhe etikës profesionale që duhet të respektohen nga zyrtarët publik gjatë ushtrimit të funksioneve administrative dhe publike, shkruan Telegrafi.

Bëhet e ditur se ky kod vendos rregulla dhe udhëzime për të siguruar integritetin dhe përgjegjshmërinë gjatë ushtrimit të funksioneve publike.

“Kodi vendos rregulla dhe udhëzime për të siguruar integritetin, transparencën dhe përgjegjshmërinë gjatë ushtrimit të funksioneve publike”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se anëtarët e komisionit para pjesëmarrësve në konsultim publik kanë prezantuar Draft-Kodin e Etikës, derisa i janë përgjigjur edhe pyetjeve që kanë pasur të pranishmit.

“Ndërsa, të gjithë të interesuarit komentet e tyre për Draft-Kodin e Etikës mund t’i dërgojnë deri më 02.12.2024, në email adresën bislim.dushi@rks-gov.net”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version