Telegrafi

Mbahet konferenca KosICT

ËshtË mbajtur konferenca KosICT – konfer enca rajonale që po mbahet në Prishtinë nën organizimin e Shoqatës për Teknologji të Informacionit dhe të Komunikimit të Kosovës (STIKK).

KosICT është një ngjarje e rëndësishme për komunitetin ndërkombëtar, rajonal dhe vendor të kompanive dhe ofruesve të shërbimeve që operojnë në fushën e Teknologjisë Informative dhe atë të Komunikimit (TIK).

Konferenca KosICT ka mbuluar temat si: e-qeverisja (eGovernance), mediat sociale në zhvillimin e biznesit (Social Media in Business Development), zgjidhjet mobile (Mobile Solutions) dhe biznes modelet inovative (Innovative Business Models).

Konferenca po moderohet nga Villu Arak ish udhëheqës i Skype dhe aktualisht CEO i “General Specifics”. Në mesin e folësve të tjerë të konferenës janë edhe Bent-Haakon Lauritzen që merret me zhvillim të biznesit në seksionin për biznes ndërkombëtar të kompanisë norvegjeze Athene, ku fokusi i tij kryesor në Ballkan është vendosja e kontakteve mes kompanive kosovare dhe atyre të huaja.

Në konferencë prezantuan edhe Dr. Arvo Ott drejtor i "e-Governance Academy" në Estoni; z. Blaž Golob drejtor nga "Centre for eGovernance Development" për Evropën Juglindore, z. Peter A. Bruck CEO në "Research Studios Austria", Flamur Mripa, këshilltar për TIK i angazhuar me projekte në Bankën Botërore dhe UNDP, inxhinieri krijimit të softuerit Milot Berisha, si dhe shumë të tjerë.

Mahir Yagcilar– ministër i Administratës Publike në Qeverinë e Kosovës e përshëndeti konferencën e organizuar nga STIKK. “Do vazhdojmë me investime ne fushen e ICT-së dhe do të vazhdojmë partneritetin me organizatat joqeveritare ju dëshiroj një konferencë të mbarë dhe të sukesshme”, tha Yagcilar gjatë prezantimit të sistemit të e-qeverisjes në Kosovë.

Konferencën poashtu e përshëndeti edhe Sirje Poder, drejtuese e ekipit për zhvillimin ekonomik në zyrën Bashkimit Europian në Kosovë.
Për më tepër informata lidhur me konferencën vizitoni uebfaqen www.kosict.com