Site icon Telegrafi

Mbahet aktiviteti që trajnon rreth 200 nxënës dhe 20 mësimdhënës për dhënien e ndihmës së parë

Pamje nga mbajtja e aktivitetit

Dje ka filluar të mbahet aktiviteti “JAVA E EDUKIMIT PËR NDIHMËN E PARË” në Mitrovicë, i cili do të zgjasë disa ditë.

Përmes këtij aktiviteti, rreth 200 nxënës dhe 20 mësimdhënës të shkollave të mesme të larta të Mitrovicës do të trajnohen nga profesionistët shëndetsorë të QKMF-së për dhënien e ndihmës e parë, shkruan Telegrafi.

Kështu ka njoftuar drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Mitrovicës, Fahri Shabani.

“Ngritja e e njohurive teorike dhe shkathtësive praktike për dhënien e ndihmës së parë, do t’i bëjë nxënësit tanë më të përgatitur dhe më kompetentë për të ndihmuar veten, familjarët, shokët e shoqet e tyre dhe të gjithë qytetarët në situatat kur jeta dhe shëndeti i tyre është i rrezikuar”, ka thënë Shabani.

Shabani ka thënë se qëllimi i këtij aktiviteti është edukimi i të rinjve për rëndësinë e ndihmës së parë. /Telegrafi/

Exit mobile version