Site icon Telegrafi

Mbahen garat republikane në hendboll për shkollat e mesme të ulëta në Vushtrri

Sot janë mbajtur garat republikane në hendboll për shkollat e mesme të ulëta në Vushtrri.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka bërë hapjen e këtyre garave, ku po marrin pjesë nxënësit nga shtatë regjione të Kosovës, shkruan Telegrafi.

Këto gara, janë organizuar nga Federata e Sportit Shkollor të Republikës së Kosovës dhe të pritura nga Sporti Shkollor në Vushtrri, po zhvillohen në palestrën “Jeton Tërstena-Tota” për vajzat dhe në palestrën “Afrim Bunjaku” për djemtë.

Me këtë rast, kryetari Idrizi ju ka uruar suksese të gjithë nxënësve pjesëmarrës.

“Sporti është një pjesë e rëndësishme e edukimit dhe zhvillimit të të rinjve, duke promovuar disiplinën, bashkëpunimin dhe frymën e garës. Komuna e Vushtrrisë mbështet fuqishëm sportin dhe do të vazhdojë të investojë në të. I uroj suksese të gjithë pjesëmarrësve!”, ka thënë Idrizi. /Telegrafi/

 

Exit mobile version