Prodhuesi japonez i automobilave e ka lansuar modelin RT-24P, model ky i destinuar për gara, por që ka pamje të mahnitshme.
Gjëja e parë që bie në sy në këtë Mazda, janë krahët gjigant të vendosur anash dhe sipër pjesës së pasme, transmeton Telegrafi.
Me këtë formë, aerodinamika është shumë e madhe, duke mundësuar një shpejtësi të lartë.
Grilli me pesë pjesë, linjat e prera dhe të lëmuara në të njëjtën kohë, si dhe ngjyra e shndritshme, janë ato që e kompletojnë këtë prototip.
Makina me 2.0-litra që arrin 600 kuajfuqi, ka teknologji të lartë që i mundëson shoferit lehtësi të mëdha. /Telegrafi/