Telegrafi

Max Verstappen kurorëzohet kampion bote në Formula 1

Max Verstappen ka fituar garën në Çmimin e Madh të Japonisë dhe mori me vete titullin e botës për vitin 2022.

Piloti i Red Bull ka fituar një garë të rifilluar në mes të shiut të vazhdueshëm në Suzuka, me Charles Leclerc fillimisht të vendosur për të përfunduar i dyti.

Por, piloti i Ferrarit u penalizua për prerjen e palejuar të kthesës dhe zënien e rrugës në xhiron e fundit teksa mbrohej nga piloti tjetër i Red Bullit, Sergio Perez.

Lëkundjet dramatike të pikëve pas garës vendosen diferencën e paarritshme të Vertstappen ndaj Perez dhe Leclerc.

Kjo do të thotë se Verstappen tani ka një epërsi prej 113 pikësh me vetëm 112 pikë të mbetura në lojë.

Kështu, piloti holandezi konfirmohet si kampion bote për vitin 2022 katër gara para mbylljes së rregullt të sezonit.

Kjo ishte hera e dytë për Verstappen që shpallet kampion bote, pasi të parën herë ishte sezonin e kaluar, kur fitoi dramën ndaj Lewis Hamilton në garën e fundit. /Telegrafi/