Telegrafi

Max Verstappen pa konkurrencë në Austri, regjistron fitoren e radhës në Formula 1

(Foto: Screenshot/Twitter/Canal+ F1)

Shpërthimi i Max Verstappen këtë edicion në garën për titullin e Formula 1 nuk duket se po ndalet pas dominimit të fundit në Austri.

Piloti Red Bullit shmangu çfarëdo drame duke regjistruar fitoren e tretë rekorde në Austri, në një fundjavë për t’u mbajtur mend në ‘Styrian Grand Prix’.

Verstappen nuk ishte në asnjë çast i rrezikuar, pasi e nisi garën nga vendi i parë dhe shumë shpejt krijoi diferencë të mjaftueshme me kampionin Lewis Hamilton (Mercedes).

Krahas dy rivalëve të sivjetmë për titull, në podium u ngjit edhe Valtteri Bottas (Mercedes), derisa ploti tjetër i Red Bullit, Sergio Perez, përfundoi i katërti.

Kjo ishte fitorja e katërt e Verstappen këtë edicion dhe holandezi numëron 156 pikë në renditjen e përgjithshme, derisa Hamilton ndodhet pas tij me 138 pikë. /Telegrafi/