Max Verstappen edhe pse u nis nga vendi i 17-të e ka fituar garën Grand Prix të Formula 1, të zhvilluar sot (e diel) në Sao Paulo.
Ngasësi i Red Bullit e regjistroi njërën prej fitoreve më të mëdha, ndërsa i është afruar edhe më shumë titullit të katërt të botës.
Rivali i tij Lando Norris pati garë të vështirë dhe përfundoi i gjashti pasi bëri disa gabime.
Norris tani ka mbetur prapa Verstappenit me 62 pikë, ndërsa deri në fund të kampionatit mund të fitohen edhe 86 pikë gjithsej, teksa edhe tri gara kanë mbetur deri në mbyllje të këtij edicioni në Formula 1.
STARTS P17, FINISHES P1 🤩
MAX VERSTAPPEN WINS THE 2024 SAO PAULO GRAND PRIX!!
What an extraordinary drive 👏👏👏#F1 #BrazilGP pic.twitter.com/0KnYj1862x
— Formula 1 (@F1) November 3, 2024
Verstappen mund të bëhet kampion bote në garën tjetër në Las Vegas më 23 nëntor, nëse fiton me të paktën 60 pikë diferencë.
Esteban Ocon dhe Pierre Gasly e kompletuan podiumin të dielën – që të dy janë ngasës të Alpine.
Our top 10 at Interlagos 🇧🇷#F1 #BrazilGP pic.twitter.com/UjjTMVez4D
— Formula 1 (@F1) November 3, 2024
Për Verstappenin, kjo ishte fitorja e 62-të gjithsej dhe e para që prej muajit qershor kur triumfoi në Grand Prixin e Spanjës.
Gara në Brazil u karakterizua edhe si kaotike e me aksidente të shumta, pasi dy herë u ngrit flamuri i kuq./Telegrafi/