Site icon Telegrafi

Matuidi nuk largohet prej PSG-së

Presidenti i Paris Saint Germain, Nasser Al-Khelaifi ka mbyllur afatin kalimtar sa i përket shitjes së futbollistëve francezë.

Numri një i kampionëve të Francës i mbyll kështu derën Juventusit, të cilët interesohen për Blaise Matuidi.

Al-Khelaifi deklaroi se 29-vjeçari ka akoma një kontratë dyvjeçare dhe se është shumë i rëndësishëm për projektin e skuadrës së drejtuar nga Unai Emery.

Ai theksoi se Matuidi është një lojtar profesionist dhe shumë i dashur për tifozët. Gjithashtu Al-Khelaifi pohoi se asnjëherë nuk është diskutuar për largimin e tij nga Paris Saint Germain.

Exit mobile version