Site icon Telegrafi

Matoshi: Me Ramushin kryeministër fiton shumë Kosova

Gazetari Halil Matoshi është i bindur se Kosova do të përfitojë shumë gjatë mandatit të qeverisë së re, të cilën do ta udhëheqë Ramush Haradinaj.

Matoshi, i cili njëherësh është kandidat për deputet në listën e koalicionit parazgjedhor PAN (PDK-AAK-Nisma), ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën “Zëri” se gjatë mandatit të qeverisë së re me kryeministër Ramush Haradinajn Kosova do të anëtarësohet në UNESCO, pastaj versioni aktual i Demarkacionit të Kufirit me Malin e Zi do të revidohet përmes rinegocimit më Podgoricën, ose do të adresohet në Arbitrazh Ndërkombëtar, do të hiqen vizat me Bashkimin Evropian, do të nënshkruhet Traktati i Paqes me Serbinë, do t’i nisin procedurat për të marrë ulësen në OKB, do të themelohet ushtria e Kosovës, etj.

”Thjesht, vendi do të fitojë një stabilitet të ri politik duke shmangur përplasjet mes grupeve shoqërore dhe politike dhe duke e rikthyer unitetin kombëtar”, thotë Matoshi.

Exit mobile version