Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Halil Matoshi ka thënë se është Lidhja Demokratike e Kosovës ajo e cila e ka penguar formimin e Ushtrisë së Kosovës.
“Sa i përket Ushtrisë së Kosovës, ishte LDK-ja dhe lidershipi i saj, që penguan formimin e saj, me mos dhënien e vendeve të rezervuara për minoritetin serb”, tha Matoshi në televizionin publik.
Matshi ka thënë se shumë institucione janë kapur nga dy partitë në pushtet: PDK e LDK.
Ai është zotuar se me Qeverinë e Ramush Haradinaj kjo nuk do të ndodhë më.
Matoshi është shprehur se Kosova i ka disa sfida të pakryera, të cilat siç tha ai, me Ramush Haradinajn do të marrin përgjigje.
“Adresimi i demarkacioni, themelimi i ushtrisë së Kosovës dhe Asociacionit të Komuna me shumicë serbe. Haradinaj është duke punuar që për këto tema të gjejë konsensus. AAK në programin zgjedhor do të gërshetoj së bashku me PDK-në, Nismën, LB-ja e me partnerët e tjerë rritja ekonomike do të jetë sipas parametrave të menduar mirë. Vetëm për gjashtë muaj nëse bizneset lirohen nga tatimet do të hapen mijëra vende pune. Në si pikë tjetër me rëndësi e kemi barazinë e gruas, ligji ka probleme serioze për trashëgimi”, tha Matoshi.
Po ashtu, sipas tij, me Qeverinë Haradinaj do të hiqet taksa për diasporë prej 40 euro.
“Ata nuk do të paguajnë asnjë cent në kufij. Do të kthejmë shtesat e fëmijëve. Do të përpiqemi të krijojmë një Agjenci për strehim. Do të angazhohemi për emancipim shoqëror e akademik. Angazhohemi për laiciteti dhe perëndim të shoqërisë. Ne po duam që vendit në fund t’ia bëjmë diferencën”, tha ai.
Matoshi tha se me qeverisjen e Haradinajt do të vendoset Ligji, do të krijohet Agjencia Kombëtare e Hetimit.
“Ne do të i japim nënshtetësi të gjithëve atyre shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Ushtria do të ishte e kryer tani, po që se LDK’ja, të mos e bllokonte ketë proces”, tha Matoshi.