Telegrafi

Mateu Lahoz thyen rekordin e kartonëve të verdhë të dhënë brenda një ndeshje në La Liga

Mateu Lahoz ishte njeriu që pati vëmendjen më të madhe në duelin që u luajt mes Getafes dhe Mallorcas në kuadër të javës së 30-të në La Liga.

Ndeshja përfundoi 1-0, derisa në këtë duel u shpërndanë 11 kartonë të verdhë dhe një i kuq nga gjyqtari Lahoz.

Vetëm në pjesë të parë, arbitri i ndeshjes shpërndau tetë kartonë të verdhë, duke sinjalizuar se nuk do të toleronte asnjë ndërhyrje më të vogël.

Në 45 minutat e dytë, Lahoz ia tregoi edhe një herë ngjyrën e verdhë lojtarit të Mallorcas, Franco Russo – duke e përjashtuar nga takimi në minutën e 63-të.

Më pas u shpërndanë edhe dy kartonë të verdhë,derisa Vedat Muriqi që luan te Mallorca kishte fat të mos ndëshkohej në këtë përballje të çmendur.

Me këta 11 kartonë të verdhë, Lahoz ka thyer rekordin e vendosur në sezonin 2010/11 në ndeshjen mes Sevillës dhe Real Madridit, që ishin shpërndarë tetë sosh. /Telegrafi/