Marco Materazzi përmes një fotografie i ka kujtuar një moment të hidhur Zinedine Zidanes.
Ish futbollisti i kombëtares italiane ka provokuar trajnerin e Real Madridit, Zinedine Zidanen për kartonin e kuq që ky i fundit kishte marrë në vitin 2006.
Materrazi i ka kujtuar Zidanet finalen e kupës së botës së vitit 2006 kur Italia mposhti Francën dhe në këtë ndeshje protagonist ishin të dy lojtarët.
Këtë ish mbrojtësi i Italisë e ka kujtuar përmes një fotografie të postuar në Instagram, i cili kishte bërë që Zidane të merrte kartonin e kuq, pasiqë ai e kishte goditur me kokë. /Telegrafi/