Site icon Telegrafi

Materialistët nuk janë partnerë idealë për martesë

Fashion beautiful couple in love holding money the family budget. Business concept

Materialistët janë treguar si persona, të cilët në parim më pak kënaqen me lidhjet e tyre sesa ata që nuk e kanë mendjen vetëm tek paraja.

Martesa është gjithmonë temë delikate, veçanërisht gjetja e partnerit të mirë për martesë, por nëse keni dyshime nëse duhet të shkoni para altarit me partnerin aktual, reflektoni për atë se sa është e rëndësishme për të ana materiale.

Në rast që për partnerin tuaj kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme në jetë, ndoshta megjithatë do të ishte më mirë të kapërceni mundësinë e martesës dhe të kërkoni person tjetër, madje edhe nëse ju jeni të tillë.

Hulumtimi i Universiteti Brigham Young në më shumë se 1.700 çifte ka treguar që partnerët më stabilë në martesë janë ata për të cilët paraja dhe të mirat materiale nuk janë në vend të parë.

Madje, materialistët e papërmirësueshëm kanë pasur rezultate më të këqija në testet e pjekurisë emocionale, aftësitë komunikuese ishin ana e tyre më e dobët, ndërsa kanë qenë të prirë edhe ndaj grindjeve dhe konflikteve.

Për fund, materialistët janë treguar si persona të cilët në parim janë më pak të kënaqur me lidhjet e veta sesa ata që nuk e kanë mendjen vetëm tek paraja.

Exit mobile version